Aktualitet

Deklaratat e Bashës kundër Berishës, Vokshi: Distancohem, s’përfaqësojnë PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 08/11/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar. Pas mbledhjes deputeteja e PD-së, Albana Vokshi ka thënë se kreu i PD-së nuk i ka lejuar të diskutonin. Më tej ajo është shprehur se do të distancohet nga qëndrimet e Bashës kundër Berishës pasi sipas saj nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike.

“Kryetari nuk na la të bënim asnjë diskutim. Distancohem nga qëndrimet e djeshme të zotit Basha pasi nuk përfaqesojnë Partinë Demokratike” është shprehur ajo.

Ditën e djeshme, kreu i PD Lulzim Basha tha për mediat se shpresa e shqiptarëve është Partia Demokratike, ndërsa pohoi se Berisha është kthyer në tub oksigjini për Ramën. “Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës”, tha Basha.

Pas