Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e fortë e Llallës: Politika tenton të frikësojë prokurorët kur hetojnë zyrtarë të lartë

2017/10/24 at 10:31 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Lalla i jep përgjigje Ramës/ Në listën përfundimtare nuk ka persona me rekorde kriminale

Kryetari i ILDKP Adriatik Llalla, gjate nje takimi mes krereve te Ministrise se Brendshme dhe drejtuesve te misionit PAMECA, ne hotel Sheraton.

Kryeprokurori Adriatik Llalla duke folur para një paneli me zyrtarë të Ministrisë franceze të Drejtësisë ka deklaruar se “në bashkëpunim me Antimafian Italiane janë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë tonelata lënde narkotike, në shume raste kjo është realizuar dhe me mbështetjen e individeve qe kane per detyre goditjen e ketij krimi”.


Më tej Llalla është shprehur hapur për ndikimin që po tenton të ushtrojë qeveria për  çështjen “Tahiri”, raporton Opinion.al.

“Në Shqipëri, së fundmi, është miratuar Reforma në Drejtësi. Një prej risive kryesore të saj është krijimi i kushteve për një pavarësi të plotë të prokurorëve gjatë hetimeve të tyre. Pra, ata janë zotër të çështjes. Por, kjo pavarësi e plotë e tyre nuk duhet dhe nuk mund të shërbejë si një mundësi për këdo faktor, të anatemojnë dhe godasin hetimet e prokurorëve. Është shumë e rëndësishme që prokurori, në çdo rast, të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pa frikësuar, edhe në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë publikë”, ka deklaruar kreu i akuzës shqiptare.

Llalla ka adresuar kritika për Policinë e Shtetit duke u shprehur se duhet të sigurohet një kontroll më i rreptë i vijës kufitare me mjetet qe kane ne perdorim, me qëllim zbulimin në kohë të rasteve të trafikut të lëndëve narkotike. “Faktet tregojne se keto institucione me se paku nuk kane permbushur detyren e tyre”, tha ai, raporton Opinion.al.

E gjithë ligjërata e Llallës vjen në kontekstin politik dhe ligjor të momentit, kur nën hetim është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për trafik droge. Arrestimi i tij po tentohet të bllokohet nga politika. Mazhoranca dhe Kryeministri janë shprehur publikisht se nuk do të votojnë në Parlament heqjen e imunitetit të Tahirit. Madje, Rama ka qene i ashpër dje duke sulmuar prokurorët e Krimeve të Rënda që sipas tij kërkojnë arrestimin e Tahirit pa patur prova.

***
FJALA E PLOTE E ADRIATIK LLALES NË SEMINARIN “LUFTA KUNDËR NARKOTIKËVE” ORGANIZUAR NGA AMBASADA FRANCEZE NE TIRANE

Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë falenderon autoritetet Franceze dhe, në rastin konkret, Ministrinë e Drejtësisë së Francës, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar institucionit tonë.

Një vend si Shqipëria, i cili duhet të përballojë sfida të mëdha për integrimin në Bashkimin Europian, e ka të domosdoshme të ketë në krah një shtet të madh, me demokraci të konsoliduar prej shekujsh, si Franca.

Tema e sotme e diskutimit është lufta kundër narkotikëve, teme e cila është çështje kryesore e diskutimeve në ambjentin publik dhe politik shqiptar. Vendi ynë po bën përpjekje të vazhdueshme për luftën kundër narkotikëve, por gjithësesi ka ende nevojë për shumë punë, që të arrihen rezultatet e kërkuara.

Pak ditë më parë, Drejtori i Antimafias Italiane, zotit Franko Roberti, në një konferencë gjyqësore në Itali prezantoi idenë se Parlamenti Italian duhet të legalizojë drogat e lehta, për faktin se struktura që ai drejton ka vështirësi të mëdha në përballimin e hetimeve të shumta mbi trafikun e kanabisit nga disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në fakt, shqetësimi i tij nuk është i ri për Prokurorinë Shqiptare. Zoti Roberti e ka prezantuar atë edhe gjatë takimeve tona zyrtare. Prokuroria Shqiptare i ka dhënë garanci të plota Drejtorisë së Antimafias Italiane se do të bashkëpunojmë fuqimisht për të luftuar grupet kriminale që trafikojnë lëndë narkotike.
Por, përtej garancisë së shprehur nga ana jone, e cila edhe është faktuar në shumë raste, kjo është e pamjaftueshme për të arritur rezultatet e pritshme. Hetimet e Antimafias Italiane, së fundmi, kanë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë tonelata lënde narkotike kanabis ne shume raste kjo është realizuar dhe me mbështetjen e individeve qe kane per detyre goditjen e ketij krimi.

Pra, kjo është gjendja aktuale, e cila më detyron të shprehem në këtë takim se situata nuk është më e mira e mundshme.

Institucionet Shqiptare sipas detyrave e detyrimeve te percaktura ne kompetencat e tyre ligjore duhet të jenë më efikase në veprimet në terren, si institucionet qe kane per detyre parandalimin, mbledhjen e informacionit, identifikimin dhe referimin ne organin procedues te cdo rasti si te individeve dhe grupeve kriminale që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. Gjithashtu, është e rëndësishme që të sigurohet një kontroll më i rreptë i vijës kufitare me mjetet qe kane ne perdorim, me qëllim zbulimin në kohë të rasteve të trafikut të lëndëve narkotike. Faktet tregojne se keto institucione me se paku nuk kane permbushur detyren e tyre.

Lufta kundër kanabisit është prioritet mbi prioritetet për shtetin Shqiptar. Disa muaj më parë, Qeveria Shqiptare ne bashkepunim me partneret nderkombetar ka hartuar një strategji kombëtare në luftën kundër kanabisit, srategji e cila aktualisht është duke u përmirësuar.
Nga ana tjetër, është shtuar dhe forcuar ndjeshëm bashkëpunimi me autoritetet gjyqësore ndërkombëtare, përfshirë edhe autoritetet Franceze. Unë shpreh kënaqësinë që bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Shqiptare dhe autoriteteve hetimore Franceze ka njohur rritje të ndjeshme, me rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.
Madje, edhe gjatë punimeve të këtij takimi, ne kemi vendosur të avancojmë me tej në drejtim të bashkëpunimit. Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë dhe Drejtoria për Çështjet Penale në Ministrinë e Drejtësisë së Francës do të nënshkruajnë Protokollin për krijimin e Ekipeve të Përbashkëta Hetimore. Qëllimi është forcimi i bashkëpunimit në çdo fushë, por sigurisht lufta kundër narkotikëve ka një fokus të veçantë.

Prokuroria Shqiptare, prej vitit 2014, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me DNA-në e Italisë. Kjo Marrëveshje është shoqëruar me kryerjen e veprimeve të përbashkëta hetimore, të finalizuara me arrestimin e personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, Prokuroria Shqiptare shpreh vlerësimet e saj pozitive për bashkëpunimin me autoritetet hetimore të Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Sot kemi nderin që të kemi në këtë takim Prokurorin e Përgjithshëm të Malit të Zi, zotin Veselin Vuçkoviç, si edhe zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Maqedonisë.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet do të shërbejë për forcimin dhe efikasitetin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit tonë, sidomos në shkëmbimin e drejtëpërdrejtë dhe pa vonesë të të dhënave ndërmjet zyrave tona.

Kjo është ana teknike e diskutimit. Por, ka edhe një anë tjetër, e cila është shumë e nevojshme për t’u përmendur në rastet e vendeve me demokraci në zhvillim, si në rastin e Shqipërisë. Është ajo që lidhet me ndarjen e pushteteve.

Vendet e zhvilluara, me demokraci e institucione të konsoliduara, e kanë pranuar dhe perfeksionuar ndarjen dhe rolin e pushteteve në mënyrë të pavarur me njëri-tjetrin. Pushtetet bashkohen vetëm në një pikë, në forcimin e bashkëpunimit për të mirën e përgjithshme të qytetarëve. Çdo gjë tjetër funksionon në mënyrë të pavarur dhe secili ka përgjegjësitë e tij para qytetarëve dhe taksapaguesve.
Këto janë standartet e demokracisë perëndimore, të cilat në Shqipëri deklarohet se duam t’i afrohemi, por jo gjithnjë veprojmë në rrugën e duhur.

Në Shqipëri, së fundmi, është miratuar Reforma në Drejtësi. Një prej risive kryesore të saj është krijimi i kushteve për një pavarësi të plotë të prokurorëve gjatë hetimeve të tyre. Pra, ata janë zotër të çështjes. Por, kjo pavarësi e plotë e tyre nuk duhet dhe nuk mund të shërbejë si një mundësi për këdo faktor, të anatemojnë dhe godasin hetimet e prokurorëve. Është shumë e rëndësishme që prokurori, në çdo rast, të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pa frikësuar, edhe në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë publikë.

Në fund të fundit, ky është standarti ndërkombëtar që Shqipëria synon t’i përafrohet. Dhe ne besojmë se, të gjithë bashkë, do të punojmë që këto standarte të arrihen në një kohë sa më të shpejtë. Kjo është një sfidë, të cilën shumë vende të tjera e kanë kaluar para Shqipërisë dhe ia kanë dalë me sukses. Edhe Shqipëria, natyrisht dhe me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve të rëndësishëm, si Franca, do t’ia dalë me sukses.

/Opinion.al

Etiketa: ceshtja tahirideklaratakryprokurorllallanderhyrjepolitikaprokuroria


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Super të shtrenjta/ Berisha: Prokuroria të hetojë syzet e Tahirit, dhuratë e Habilajve

Saimir Tahiri ka të tjera fakte për të rrëfyer: Sot në 12:00 'live'

Ndarja e çmimeve të BBC Radio: Triumfojnë vajzat shqiptare

Ndarja e çmimeve të BBC Radio: Triumfojnë vajzat shqiptare

Blogu spanjoll ngre në piedestal kryeqytetin shqiptar: A është Tirana qyteti më “cool” në Evropë?

Blogu spanjoll ngre në piedestal kryeqytetin shqiptar: A është Tirana qyteti më “cool” në Evropë?
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}