Aktualitet

Dëborë, shi e diell, surprizat e motit për javën e ardhshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 07/03/21 |
Opi Nion

Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka njoftuar se nga java që vjen do të rikthehen reshjet e shiut.

Ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe me intervale me diell. Reshjet e shiut do të shfaqen në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave.

I njejti mot vijon edhe ditën e martë por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.

Ndërsa, ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të lartë. Java mbyllet të enjte dhe të premte, me dy ditë të cilat parashikohen me mot të kthjellët.

Sakaq, Shërbimi Meterologjik Ushtarak thekson se në relievet malore në veri të vendit në lartësitë mbi 300-500 metër priten dhe reshje të dendura dëbore./Opinion.al

 

Pas