Aktualitet

Debati për fletët e votimit, ambasadori britanik: Të jenë sa më të qarta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 03/04/21 |
Opi Nion

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka reaguar mbrëmjen e sotme për debatet që ka patur në KSA lidhur me fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter” Norman thekson se duhet që fletët e votimit të dakordësohen në kohë, për t’u dhënë votuesve mundësi të përshtatshme të familjarizohen përpara Ditës së Zgjedhjeve.

Sipas Ambasadorit të Britanisë së Madhe fletët e votimit duhet të jenë të qarta për të gjithë zgjedhësit, për të patur kështu më të lehtë identifikim për partinë por kandidatin.

Postimi i ambasadorit britanik në Tiranë, Duncan Norman:

E rëndësishme që fletët e votimit të dakordësohen në kohë, për t’u dhënë votuesve mundësi të përshtatshme të familjarizohen përpara Ditës së Zgjedhjeve.

Por ato duhet të jenë gjithashtu të qarta, që votat të numërohen për partinë dhe kandidatin, sipas synimit të votuesit.”

Pas