Kryesore

Data e zgjedhjeve/ Rama nesër tek Meta, pas tij edhe Basha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:17 - 03/09/20 |
Opi Nion

Kryeministri Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e së premtes në presidencë, për të nisur dikutimet mbi përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

Rama i është përgjigjur kështu pozitivisht ftesës së Presidentit Meta, ndërsa mësohet se ai do të jetë në takim në orën 11:00, shoqëruar nga kryetari i grupit socialist Taulant Balla.

Ndërkohë në orën 12:00 për të njëjtën çështje në Presidencë do të jetë kreu i PD Basha, i cili kishte konfirmuar më herët pjesëmarrjen në këtë takim. Në 12:30 Presidenti pret në takim edhe përfaqësuesit e LSI dhe pikërisht Zv.kryetarin Luan Rama.

Presidenti Meta më herët ka deklaruar se ai do të dekretojë si datë zgjedhjesh datën më të parë të mundshme që do t’i lejojë kushtetuta. Në këtë rast kushtetuta lejon një datë zgjedhjesh mes datës 18 prill dhe 15 majit./Opinion.al

Pas