Bota

Dadoja e harroi në makinë për 7 orë, vdes vogëlushja 2-vjeçare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:52 - 18/07/21 |
Opi Nion

Një vajzë dy-vjeçare vdiq pasi u la në makinë nga dadoja për më shumë se shtatë orë. Ngjarja ndodhi në Homestead, Florida.  Gruaja, Juana Perez-Domingo, 43 vjeç, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje. Sipas asaj që u rindërtua nga policia, siç raportohet nga media lokale, Perez-Domingo shoqëroi fëmijën në çerdhe, por e gjeti të mbyllur. Prandaj vendosi ta merrte fëmijën në shtëpinë e saj, por u shpërqendrua dhe e harroi në makinë.

Pas rreth shtatë orësh, gruaja u kthye në makinë dhe kuptoi se ajo e kishte lënë fëmijën në diell të lidhur me rripin e sigurimit. Sipas policisë, në atë moment, Perez-Domingo kontaktoi nënën e fëmijës. Pasi u nxor nga makina , foshnja u transportua në Spitalin Baptist Homestead, ku u shpall e vdekur nga personeli mjekësor, ndërsa pritet përgjigja e autopsisë.

“Ajo më vrau vajzën time të vogël, nuk di çfarë të bëj “, tha nëna e vogëlushes. Policia gjithashtu tha që Perez-Domingo nuk ka patentë  për të drejtuar mjetin. Sipas kidsandcars.org, në vitin 2021 janë shënuar 26 fëmijë që vdiqën në mënyrë të ngjashme në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2019, ishin 53. /Opinion.al

 

 

Pas