Kryesore

Çuçi: Miratuam reduktimin e zyrave civile, vetëm 150 mbeten të hapura në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 29/04/22 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se sot është marrë vendimin për reduktimin e zyrave civile.

Ministri tha se do jenë 150 zyra të hapur në të gjithë Shqipërinë, pasi një pjesë e madhe e shërbimeve do të kalojnë online.

Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digital për dhënien e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm online. Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online. Do shkëputet shërbimi në sporteli fizik, do vetëm online.

Institucionet e administratës publike janë të detyruar të sigurojnë vetë dokumentet që u duhen qytetarëve.

Nëse një qytetari do i duhet një dokument, dokumentacionin ia siguron insititucioni publik përkatës. Prej datës 1 maj do jetë një sasi e madhe shërbimesh që do të ofrohen online, janë rreth 90 shërbime”,-tha Çuçi./Opinion.al

Pas