Kryesore

Takoi zyrtaren e DASH, Rama: Shprehu konsiderata për rolin e Shqipërisë në…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 29/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka treguar se për çfarë ka biseduar me zyrtaren e lartë të DASH gjatë takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kryeministri.

Në një postim në rrjetin social “Favebook”, Rama tregoi se me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried kishte diskutuar për një sërë çështjesh që prekin Shqipërinë.

Ndër të tjera ai bëri të ditur se zyrtarja e lartë e DASH kishte shprehur konsideratat për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajon.

Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried

Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur

Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”,-shkruan Rama./Opinion.al

Pas