Bota

Ç’po ndodh me Twitter? Zyrat do të mbyllen përkohësisht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:56 - 18/11/22 |
Opi Nion

Platforma Twitter ka njoftuar punonjësit se ka mbyllur përkohësisht zyrat e kompanisë.

Në një mesazh të publikuar nga BBC, punonjësve iu është thënë se zyrat do të rihapen të hënën më 21 nëntor, pa dhënë arsye për këtë lëvizje.

Njoftimi vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largoheshin pasi pronari i ri Elon Musk u ka kërkuar të nënshkruajnë se janë të gatshëm të punojnë “me orar të gjatë dhe intensitet të madh”, ose që të largohen nga kompania.

Mesazhi vijonte duke thënë: “Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose gjetkë.”

Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50% të fuqisë së saj punëtore.

Njoftimi në Twitter se kompania do mbyllte përkohësisht zyrat erdhi mes shenjave se një numër i madh punonjësish kanë dhënë tani dorëheqjen pasi nuk i kanë pranuar kushtet e reja të Musk.

Punonjësit kanë postuar në Twitter duke përdorur hashtagun #LoveWhereYouWorked dhe një emoji përshëndetëse për të treguar se po largoheshin nga kompania./Opinion.al

Pas