Rajoni

COVID/ Vaksina mbërrin në Serbi, të hënën shpërndahen 5 mijë dozat e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 19/12/20 |
Doriana Çepunaj

Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Llonçar, deklaroi se dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër koronavirusit, do të arrijnë në Serbi të hënën ose të martën (21 ose 22 dhjetor).

Dërgesa e parë do të jetë prej më pak se 5,000 doza.  Po ashtu, ai shtoi se vaksinat do të shpërndahen në shtëpitë e pleqve.

Sipas tij, Serbia është ndër vendet e para që do të marrë vaksinën sepse ishte një nga pesë shtetet e para në botë që nënshkroi një kontratë me Pfizer.

Më herët, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia kishte porositur 340,000 doza të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech ndërkohë që vaksina ruse Sputnik V po testohet./Opinion.al

Pas