Politikë

Mediu thirrje grave në politikë: Refuzoni të jeni thjesht numra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 19/12/20 |
Doriana Çepunaj

Partia Republikane vijon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, përmes organizatave dhe forumeve të saj.

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, gjatë mbajtjes së Forumit Kombëtar të Grave Republikane ka dhënë një mesazh për gratë në politikë.

Ai ka thënë se ato nuk duhet të jenë thjesht numra për të plotësuar kuotat gjinore, por duhet të rritet roli i tyre në vendimmarrje.

 “Juve duhet të jeni kudo që flitet për Shqipërinë dhe kur flitet për ju, për të sotmen dhe për të ardhmen. Mbi të gjitha, mos lejoni që të tjerët të flasin për ju, por flisni ju për veten tuaj, duke mos pranuar hipokrizinë dhe keqpërdorimin. Nuk ka vlerë vetëm një femër me pushtet, por ka vlerë pushteti i femrës, duke krijuar së pari pushtet mbi veten tuaj, mbi atë që doni të arrini.

Mos pranoni t’ju përdorin për numra, për kuota, që të zbukurojnë shëmtinë e pushtetit dhe të anti-vlerave. Qëndroni më shumë me njëra-tjetrën dhe pranë njëra-tjetrës. Flisni fort dhe hapur kundër politikave që në radhë të parë përçajnë, përbuzin dhe urrejnë e fyejnë. Nga përbuzja, nga përçarja, nga fyerja, nuk ka asnjë gjë të mirë”, tha në fjalën e tij Fatmir Mediu.

Forumi u përshëndet nga Euro Deputete, deputete nga Kosova, Maqedonia, dhe Bullgaria si dhe kryetarja e grave demokrate Albana Vokshi, e cila theksoi se të gjitha gratë duhet të luftojnë për të liritë dhe të drejtat e tyre./Opinion.al

Pas