Bota

COVID/ Përkeqësohet situata në Indi, humbin jetën 3780 qytetarë në 24 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 05/05/21 |
Opi Nion

Vijon të përkeqësohet situata e pandemisë COVID-19 në Indi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3, 780 qytetarë nga COVID-19, teksa janë shënuar 382, 315 raste të reja.

Aktualisht në Indi shifrave e të infektuarve me COVID-19 i tejkalon shifrat e 20 milionë, ndërsa sistemet shëndetësorë vijojnë të mbeten në kaos për shkak të radhëve të gjatë në spitale të cilat janë përballur me mungesë të shtretërve dhe mungesë të oksigjenit.

Ndërkohë qeveria e kryeministrit Narenda Modi është kritikuar për keqmenaxhim të situatës së pandemisë, dhe është akuzuar se nuk ka ndërhyrë në kohën e duhur për të marrë masa shtrënguese që të parandalohej një gjendje e rëndë në spitale për shkak të valës së dytë të koronavirusit.

Opozita në Indi ka bërë thirrje që vendi të mbyllet, ndërsa nga ana e qeverisë ka pasur një hezitim për të marrë këtë vendim për shkak të rrezikut sipas saj me të cilën mund të përballet ekonomia./ Opinion.al

Pas