Aktualitet

COVID në Shqipëri, ulet numri i rasteve të reja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:20 - 13/06/22 |
Opi Nion

Është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar vetëm 7 qytetarë të infektuar me koronavirus nga 114 teste të kryera.

Rastet e reja janë shënuar  2 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Lushnje, Vlorë, Delvinë, Berat. Janë 324 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,917 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 114

Testime totale 1,835,244
Raste pozitive 276,738
Raste të shëruara 272,917
Raste Aktive 324
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 222
Fier 47
Vlorë 22
Durrës 8
Korçë 7
Shkodër 7
Elbasan 4
Gjirokastër 4
Berat 3

 

Pas