Te Fundit

Vrasjet e bujshme me lëndë eksplozive



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:42 - 13/06/22 |
Opi Nion

Vrasja me eksploziv e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, rikthen dhe një herë vrasjet e bujshme të kryera ndër vite që kanë tronditur opinionin publik, të kryera me lëndë plasëse. Eliminimi i të riut nga Berati, pronar i disa bizneseve dhe me precedent penal, ka rikthyer frikën tek qytetarët, të cilët rrezikojnë, siç ishte rasti i një gruaje me fëmijën që po lëviznin pas mjetit të Sadikajt, por edhe të qytetarëve të tjerë. Fatmirësisht ndaj tyre dhe mjeteve të tjera pati vetëm dëme materiale.

Ndonëse pa pasoja për jetën, gjatë vitit ka patur të paktën 15 raste të shpërthimit me tritol, ku në shënjestër ishin edhe vetë punonjës të policisë. Vrasja me tritol e të riut në rrugën Tiranë-Elbasan nuk është e vetmja pasi në Dhjetor të vitit të shkuar, u vra nga lëndë plasëse Erion Rexhepi. Ky nuk ishte objekt i atentatit por lënda plasëse ra në rrugë që i mori jetën 27-vjeçarit. Autorët kishin si target vrasjen e Mikel Harizajt, të cilit i shpërthyen makinën për herë të dytë në ditët e para të Janarit të këtij viti.

Një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik është dhe atentati ndaj Preng Gjinit, në 15 Shtator të 2020.

Ngjarjet tronditëse edhe për opinionin publik rikthejnë edhe një herë periudhën 2010-2014 kur atentatet ishin të shpeshta. Mes tyre mund të përmenden vrasja e Baki Xhabaftit, të cilit iu vendos rreth gjysmë kilogrami tritol. Ngjarje të tjera janë dhe vrasja e Renato Abazit dhe ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, në vitin 2011.

Për ekspertët, autorët e vrasjeve të tilla kujdesen që lënda plasëse të shpërthejë në sytë e qytetarëve. Qëllimi i tyre nuk është vetëm eliminimi, por dërgimi i mesazheve tek të afërmit, bashkëpunëtorët më të ngushtë të viktimave, për të siguruar një heshtje të tyre apo dhe për të përhapur panik në opinionin publik.

Pas