Aktualitet

Covid në Shqipëri/ Ulen rastet e reja, shënohen 7 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 11/04/21 |
Opi Nion

Fillimi i Prillit ka shënuar një rënie të numrit të infektimeve ditore nga Covid 19, e po kështu edhe qëndrueshmëri në numrin e pacientëve që kanë humbur jetën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shënuar 238 raste të reja dhe 7 persona kanë humbur jetën.  Një ditë më parë në vend u shënuan 360 raste të reja dhe 6 humbje jete.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Komiteti Tekniik I ekspertëve, njoftoi nisjen e orës policore në 22:00, duke shtuar me 2 orë kohën e lëvizjes së lirë.

Njoftimi i Ministrisë për rastet e reja  

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2684 testime, 517 të shëruar, 238 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore        238
Të shëruar në 24 orë     517
Të shtruar në spitale      221
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                2684

Testime totale            589,607
Raste pozitive             128,393
Raste të shëruara        97,723
Raste Aktive                 28,353
Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   19959
Fier      2483
Durrës  1195
Gjirokastër  1202
Shkodër  1015
Korçë   738
Vlorë     646
Kukës    323
Dibër    347
Elbasan  255
Berat    88
Lezhë     102

Pas