Rajoni

COVID në Kosovë/Sërish shifra të larta infektimesh regjistrohen 10 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 02/04/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 800 persona të infektuar me koronavirus nga ekzaminimi i 4.033 rasteve të dyshuara.

Ndërkohë që sipas autoriteteve shëndetësore kanë ndërruar jetë 10 persona nga virusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç) ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Që prej 13 marsit të kaluar ku dhe është shënuar personi I parë me COVID, e deri më 2 prill Kosova ka regjistruar 92.198 raste infektimesh. Prej tyre, 1.894 pacientë kanë humbur jetën dhe janë shëruar 76.402 persona./Opinion.al

Pas