Bota

Video/ Tensione në Egje, momenti kur anija turke shkon përballë asaj greke


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:25 - 02/04/21 |
Opi Nion

Tensione janë regjistruar mes anijeve të Greqisë dhe Turqisë në orët e para të mëngjesit të sotëm në det të hapur në zonën e Lesvos.

Mediat greke kanë publikuar pamjet kur roja bregdetare greke ngacmohet nga një anije patrulluese turke e cila kryente manovra të rrezikshme ndërkohë që drejt Greqisë po hynin disa anije me emigrantë të paligjshëm.

E-kathimerin shkruan se anijet patrulluese turke ndodheshin në zonë dhe nuk bënë asgjë që të ndalonin emigrantët që të kalonin në Greqi.

“Këtë mëngjes Rojet Bregdetare Greke raportuan incidente të shumta të Gardës Bregdetare Turke dhe Marinës që shoqëronin anije emigrantësh në kufirin e Evropës në një përpjekje për të provokuar një konflikt me Greqinë,” tha Ministri i Migracionit Notis Mitarakis në një deklaratë.

Sipas ministrit, emigrantët u mbështetën nga pala turke dhe tashmë nuk janë më rrezik. Po ashtu, Mitarakis i bëri thirrje Turqisë që të tërhiqet pas dhe të ndalojë këtë provokim të pajustifikuar”. Rreth 300 emigrantë ndodheshin në anije./Opinion.al

Pas