Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se janë regjistruar 160 raste të reja me Covid-19 nga 3.002 testime te kryera në 24 orët e fundit.
Po në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë raporton se numri total i rasteve pozitive prej fillimit të pandemisë është 105.535 të infektuar prej të cilëve 2.183 pacientë kanë humbur jetën.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 95.045 raste./Opinion.al