Kryesore

Ekzekutoi punonjësin shëndetësor, 32-vjeçari grek fshihej në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 02/05/21 |
Opi Nion

Një 32-vjeçar grek i cili akuzohet për vrasjen e një punonjësi të një Qendre Shëndetësore të Kalivia dhjetorin e kaluar pritet të dalë para hetuesve të mërkurën, më 5 maj.

Sipas hetimit të Departamentit të Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë Personale të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, autori u largua në Shqipëri disa ditë pas vrasjes për t’u fshehur.

32-vjeçari ishte vendosur në një fshat në Shqipëri dhe pasi u zbulua se ai po qëndronte ilegalisht në këtë vend, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare,  u ekstradua drejt Greqisë.

Ai pranoi autorësinë e krimit, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu, një kamë dhe 31 gëzhoja.

Më kanë grabitur shërbimet publike, ai së bashku me gruan e tij që ishte administratore. Por pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën Menidi dhe pas vrasjes e hodha”- tha autori 32-vjeçar, duke befasuar me deklaratën e tij oficerët e policisë./Opinion.al

Pas