Rajoni

COVID në Greqi, mbi 7 400 raste të reja dhe 88 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:29 - 30/11/21 |
Opi Nion

Vijon të rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Greqi. Autoritet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar 7486 raste të reja me COVID.

Po gjatë këtij harku kohor , kanë humbur jetën 88 qytetarë nga COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 18 157 në total.

Aktualisht po trajtohen në intubim 664 pacientë prej të cilëve 532 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Aktualisht në spitale janë shtruar për të marrë trajtim mjekësor 394 pacientë të rinj të infektuar me COVID. / Opinion.al

Pas