Rajoni

Covid në Greqi, mbi 19 mijë raste të reja dhe 119 viktima



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:20 - 31/01/22 |
Opi Nion

Greqia vijon të shënojë shifra të larta të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19. Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar  19 731 raste të reja me Covid.

Me këtë shifër numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,940,723. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 119 qytetarë si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 23.500 viktima.

95.0% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi moshën 70  vjeç. / Opinion.al

Pas