Bota

COVID në Greqi/ 83 persona ndërrojnë jetë, regjistrohen 853 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:22 - 22/12/20 |
Semiljana Azizi

Ministria e Shëndetësisë greke ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 83 pacientë.

Numri i infektimeve ditore ka shkuar në 853 persona. Mësohet se numri total i infektimeve ka shkuar 132430, ndërkohë që numri i vdekjeve është 4340 që nga fillimi i pandemisë. Sipas raportimeve të deri tanishme Greqia ka ndërmarr masa të reja anti-COVID për festat e fundvitit.

Synimi i tyre është frenimi i përhapjes së virusit, e këto masa konsistojnë në: ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në orare të caktuara, mbyllja e vendeve argëtuese të cilat mund të behën shkak për grumbullime, ashtu edhe mbyllja e dyqaneve të cilat nuk shesin produkte esenciale.

Ditën e sotme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalës që ka mbajtur në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka folur në lidhje me nisjen e vaksinimit të qytetarëve më datë 27 dhjetor dhe se masat shtrënguese nuk do të pësojnë ndryshim deri në një njoftim të dytë./Opinion.al

Pas