Bota

Covid/ Me 17 mijë të prekur, Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 25/05/20 |
el ida

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, hoqi gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte akoma në fuqi.

“Ne kemi pasur kritere shumë të rrepta për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe kemi gjykuar se i kemi përmbushur ato”, tha Abe në një fjalim televiziv.

Kryeministri tha se vendi kishte arritur të kontrollonte përhapjen e koronavirusit, që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme më 7 prill.

Ky vend ka regjistruar një numër relativisht të ulët të rasteve dhe vdekjeve në krahasim me vendet e tjera të botës.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16,550 ndërsa 820 pacientë kanë vdekur nga COVID-19./Opinion.al

Pas