Aktualitet

Covid lë pasoja në zemër dhe tru



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 06/09/22 |
Opi Nion

Frika nga infektimi me koronavirus nuk është më e pranishme, por pasojat që ky virus lë në shëndet pas tejkalimit të sëmundjes po bëhen gjithmonë e më evidente.

Në një intervistë për Televizionin Klan, mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg thotë se truri dhe zemra janë më të prekurat.

“70% e pacientëve që kanë kaluar Covid dhe janë të shëruar vazhdojnë të vuajnë nga probleme psikike, që nga ankthi depresioni dhe probleme të tjera. Çrregullimet kardiovaskulare zënë vendin e dytë në Europë, infarkti i zemrës, miokarditet. Po ashtu vend të rëndësishëm zënë çrregullimet neurologjike, gastrointestinal, janë një seri pasojash që Covid ka lënë tek ata që janë të shëruar”.

Një studim i kryer së fundmi në Amerikë ka nxjerrë në pah rritjen me 15 % të vdekshmërisë si pasojë e atakut kardiak në moshat 40-64 vjeç.  

“Shumë studime amerikane, por dhe ato evropiane, kanë zbuluar që një përqindje shumë e lartë e pacientëve që kanë kaluar Covid kanë patur dhe probleme kardiovaskulare, nga 1 mijë raste Covid të shëruar, rreth 20 raste kane patur infarkt, 30 raste insuficencë…”

Por disa prej pasojave që Covid-19 ka lënë në organizëm sipas mjekëve mund të mbahen nën monitorim dhe janë të trajtueshme, nëse kapen në kohë./ Tv Klan

Pas