Bota

COVID/ Italia më shumë se 8 mijë të infektuar dhe 305 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:56 - 27/12/20 |
Semiljana Azizi

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 8,913 raste të reja të infektuara me COVID-19, nga 59,879 testime të kryera.

Autoritetet shëndetësore raportuan po ashtu se betejën me koronavirusin e humbën 305 qytetarë.

Ndërkaq, bëhet me dije se që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 71,925 persona. Ndërsa, në repartin e kujdesit intensiv po marrin kujdes shëndetësor 2,580 pacientë. Rajoni më i prekur është Veneto me 3,337 raste të reja.

Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia në Europë duke shënuar shpesh shifra rekord infektimesh por edhe humbje jete. Ndërkohë që kujtojmë se ditën e sotme në Itali ka nisur vaksinimi i popullsisë./Opinion.al

Pas