Pedagogu i inxhinierisë në Universitetin Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusi.
Lajmi është bërë i ditur nga miqtë dhe të afërmit e tij në rrjetet sociale, të cilët njoftojnë se 47-vjeçari nuk arriti të mbijetonte pas intubimit që iu bë mbrëmjen e djeshme.
Ai ndodhej prej disa ditësh në spital, por gjendja e tij qe rënduar së fundi.
Qerimi ishte baba i dy fëmijëve dhe gjatë tërmetit të 26 Nëntorit ku banesa e tij u dëmtua, kishte humbur edhe shikimin./Opinion.al