Bota

Covid/ Franca kapërcen Spanjën, e katërta në botë për numrin e viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:21 - 13/05/20 |
el ida

Franca ka shënuar 348 humbje jetësh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Kjo e con bilancin e viktimave në 26,991.

Duke kapërcyer dhe Spanjën, kjo shifër e rendit Francën në vendin e katërt në botë përsa i përket numri të të vdekurve, pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Italisë.

Rritja e numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Francë përkon me ditën e dytë të lehtësimeve të masave shtrënguese nga autoritetet.

Megjithatë presidenti Macron ka bërë me dije se nëse situata përkeqësohet atëherë do të aktivizohet mekanizmi i frenimit dhe shtrëngimet do të rikthehen sërish./Opinion.al

Pas