Bashkimi Europian ka hequr nga lista e vendeve të sigurta ndaj COVID-19 6 shtete të reja.
Siç bëhet me dije mes këtyre vendeve është SHBA që ishte paralajmëruar, si dhe tre vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.
Me fundin e sezonit veror, në gjithë rajonin po vërehet rritje e rasteve me COVID-19 që ka detyruar BE ti konsiderojë si vende jo të sigurta.
Ndërkohë kujtojmë se BE ka rekomanduar në 30 gusht që shtetet anëtare të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e vendeve të treta si Shqipëria.