Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID/ 40 prova për të gjetur një vaksinë, rritet frika nga vala e dytë  

2020/06/07 at 10:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID/ 40 prova për të gjetur një vaksinë, rritet frika nga vala e dytë  

Gati gjashtë muaj pas përhapjes së koronavirusit nga epiqendra e tij në Ëuhan, qindra prova klinike janë duke u bërë për të gjetur një kurë dhe të paktën dyzet prej tyre për të gjetur një vaksinë. Është shtuar frika se më lehtësimin e masave kufizuese në të gjithë botën, mund të shohim një valë të dytë të infeksioneve. Dihet pak për virusin, shkencëtarët nuk mund të thonë madje as nëse njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 kanë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojur nga një infektim tjetër.

Që kur qeveria e Kinës publikoi të dhënat gjenetike të koronavirusit të ri, të njohur tani si COVID-19, laboratorët kanë punuar shumë në studimin e tij.

Fillimisht u investua në krijimin e mjeteve diagnostikuese për të testuar njerëzit për koronavirusin.

Qëllimi përfundimtar, megjithatë, është prodhimi i një vaksine që mund t’i mbrojë njerëzit nga virusi, veçanërisht të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), janë duke u zhvilluar mbi dyzet vaksina për Covid-19, jo të gjithë kanë arritur në fazën e provave klinike me njerëz.

Kompania nga Kina, CanSino Biologics raportoi në revistën mjekësore Lancet se ka bërë prova klinike me një vaksinë, duke përfshirë ato në mbi njëqind njerëz të shëndetshëm në provincën Hubei, që tani do të kalojë në fazën e dytë.

Provat klinike tregojnë se vaksina nxit një reagim të sistemit imunitar, por ato nuk kanë vërtetuar se kjo do të ishte e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga virusi.

Universiteti i Oksfordit në Britani ka njoftuar gjithashtu sukses në zhvillimin e vaksinës së tij për Covid-19.

Muajin e kaluar, shkencëtarët në Oksford filluan të imunizojnë më shumë se një mijë vullnetarë me vaksinën e tyre, në një provë paraprake të krijuar me qëllimin për të testuar sigurinë e saj.

Edhe kompani të tjera farmaceutike si Moderna po punojnë në prodhimin e vaksinave që funksionojnë në mënyra të ndryshme.

Bashkimi Evropian po financon gjithashtu kërkime për një vaksinë kundër koronavirusit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara, Dr. Francis Collins është optimist se do të ketë përparim në përpjekjet për prodhimin e një vaksine.

“Unë mendoj se do të shohim që në korrik fillimin e provave klinike në shkallë të gjerë për të paktën një, ndoshta dy nga vaksinat që kanë patur më shumë përparim dhe pastaj të tjerët shpresoj se do të ndjekin hapat e tyre brenda një periudhe jo shumë të gjatë”, tha ai.

Përveç vaksinave, shkencëtarët po bëjnë kërkime edhe për gjetjen e trajtimeve për Covid-19.

Midis tyre është edhe ilaçi remdesivir, i cili është duke u studiuar nga kompani dhe institucione të ndryshme, përfshirë një ekip shkencëtarësh në Universitetin Emory në Shtetet e Bashkuara. Një studim zbuloi se ilaçi remdesivir shkurton kohën e shërimit të pacientëve të koronavirusit në spital me 31 për qind. Nuk dihet nëse ilaçi ul numrin e vdekjeve. Deri më tani, ai është testuar vetëm te njerëzit me nivel mesatar ose të rëndë të sëmundjes dhe është përdorur vetëm në spitale.

Prodhuesi i Remsidivirit, kompania Gilead thotë se është duke rritur prodhimin nga 140,000 doza trajtimi tani, në më shumë se 500,000 deri në tetor, dhe më shumë se një milion deri në 1 dhjetor. Ilaçi nuk është miratuar ende askund në botë për përdorim të gjërë.

“Si shumica e gjërave në mjekësi, ky ilaç nuk është një kurë për të gjithë. Pra, ky është një trajtim që përmirëson simptomat e pacientit, që shkurton kohën e shërimit. Ky ilaç ka potencialin për të shpëtuar jetë”, tha udhëheqësi i studimit, Dr. Andre Kalil nga Universiteti i Nebraskës.

Trajtimet e tjera që po studiohen përfshijnë përdorimin e plazmave të gjakut të pacientëve të shëruar nga Covid-19 për të forcuar sistemin imunitar të atyre që vuajnë nga sëmundja. Shkencëtarët po analizojnë edhe vaksinën e vjetër BCG, që është përdorur kundër turbekulozit, për të forcuar sistemin imunitar. Studimet e kësaj vaksine po zhvillohen në Australi dhe Holandë.

“Mund të jetë një mjet shumë i rëndësishëm për të kapërcyer periudhën e rrezikshme derisa të kemi në treg një vaksinë specifike të duhur kundër koronavirusit,” tha Dr. Mihai Netea nga Qendra Mjekësore e Universitetit Radboud. Kërkimet për trajtime dhe vaksina po vazhdojnë, por nuk ka garanci se njëra prej tyre do të funksionojë./VOA

Etiketa: covidvaksinevala e dyte

Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
Shifra ende të larta në Maqedoninë e Veriut, nesër vendoset për masat

Shifra ende të larta në Maqedoninë e Veriut, nesër vendoset për masat

Video/Vajza afro-amerikane qan në protestë, i flet policit: Do na vrasësh?

Video/Vajza afro-amerikane qan në protestë, i flet policit: Do na vrasësh?

Paguaj dyfish për një pije,nisma e re kërkon të ndihmojë lokalet pas COVID

Paguaj dyfish për një pije,nisma e re kërkon të ndihmojë lokalet pas COVID

TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com