Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Covid-19/ Zbardhet letra e ministres Gjonaj për institucionet e drejtësisë

2020/03/17 at 1:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpenzime luksi? Reagon Gjonaj: Faturat e publikuara në media…

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, iu ka dërguar një letër tre institucioneve të drejtësisë Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të prokurorisë.


Duke marrë shkas nga situata e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi nga koronavirusi, Gjonaj iu kërkon institucioneve, të inkurajojnë zbatimin e alternativave të dënimit dhe aplikimin e masave shtrënguese të ndryshme nga masa e arrestit me burg për personat nën hetim apo të pandehur, sipas parashikimeve ligjore.

Në shkresën e Gjonajt, thuhet se janë të akomoduar rreth 5200 persona të burgosur, nga të cilët 2600 janë të dënuar dhe 2600 janë të paraburgosur. Në këto institucione janë të punësuar 4050 punonjës, të cilët për shkak të natyrës së punës së tyre, do të vijojnë të jenë në shërbim, me tri turne, duke i siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të personave që ndodhen në institucion, me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimit nga virusi COVID-19.

Kërkesa për nxjerrjen e udhëzimeve mbi aplikimin e masave dhe dënimeve penale alternative është dërguar nga Gjonaj më 14 mars dhe ka si qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit, kjo dhe në kuadër të nevojës së përballimit të pandemisë globale me të cilën po përballemi dhe rrezikut që ekziston për infektimin e personave që ndodhen aktualisht në këto institucione nga personat që futen rishtazi.

Letra e ministres Gjonaj

Duke marrë shkas nga situata e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi ynë, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një sërë masazh të rëndësishme me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së virusit COVID-19 i cili ka shkaktuar një pandemi globale, të deklaruar si e tillë nga Organizata Botërore e Shëndetit në datën 11 mars 2020. Ministria e Drejtësisë, pas një pune paraprake të kryer nga strukturat e saj, si dhe në vijim të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka marrë një sërë masash të shtuara për të gjitha institucionet e varësisë, në mënyrë specifike për sistemin penitenciar në të cilin mbahen e trajtohen një numër i madh personazh të dënuar e të paraburgosur, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19.

Në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, aktualisht janë të akomoduar rreth 5200 persona të burgosur, nga të cilët 2600 janë të dënuar dhe 2600 janë të paraburgosur. Në këto institucione janë të punësuar 4050 punonjës, të cilët për shkak të natyrës së punës së tyre, do të vijojnë të jenë në shërbim, me tri turne, duke i siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të personave që ndodhen në institucion, me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimit nga virusi COVID-19.

Në kushtet e përshkallëzimit të situatës dhe nevojës për të siguruar në mënyrë sa më efektive mbrojtjen e shëndetit të personave të cilët vuajnë dënimin dhe të paraburgosurve, si dhe vështirësitë në administrimin e situatës dhe nevojave të cilat vijnë në rritje, pavarësisht masave të marra, kërkohet bashkëpunimi i të gjitha institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe ato të sistemit gjyqësor, në marrjen e masave për të aplikuar politika e strategji të cilat do të ndihmojnë në këtë situatë për administrimin sa më të mirë të institucioneve penitenciare por njëkohësisht pa cenuar masat e sigurisë në to.

Në kuadër të këtyre masave, kërkojmë nga ana juaj udhëzimin dhe orientimin e gjykatave dhe prokurorive për të pasur në vëmendje dhe për të inkurajuar zbatimin e alternativave të dënimit dhe aplikimin e masave shtrënguese të ndryshme nga masa e arrestit me burg për personat nën hetim apo të pandehur, sipas parashikimeve ligjore, përdorimin më të shpeshtë e më të gjerë të tyre, duke pasur parasysh dhe faktin që në praktikë, alternativat e dënimit me burgim janë përdorur shumë rrallë dhe prirja ka qenë kryesisht drejt dënimit me burgim për llojet e dënimeve dhe arrestit në burg për llojet e masave shtrënguese të personit.

Kërkojmë angazhimin tuaj maksimal, për të vepruar në një kohë sa më të shpejtë, me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit, kjo dhe në kuadër të nevojës së përballimit të pandemisë globale me të cilën po përballemi dhe rrezikut që ekziston për infektimin e personave që ndodhen aktualisht në këto institucione nga personat që futen rishtazi.

Për sa më sipër Ministria e Drejtësisë, si autoriteti përgjegjës për menaxhimin dhe monitorimin e sistemit penitenciar, vlerëson disponibilitetin tuaj për të bashkëpunuar për përballimin me sukses të kësaj situate delikate, duke zbatuar për aq sa është e mundur dhe ligjore, alternativat e dënimeve me burgim apo masave shtrënguese të ndryshme nga arresti në burg ndaj personave nën hetim apo të pandehur./Opinion.al

Etiketa: gjonajkerkesaletra


Ju sugjerojmë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Para
BE mbështet Ballkanin Perëndimor për pasojat ekonomike të koronavirusit

BE mbështet Ballkanin Perëndimor për pasojat ekonomike të koronavirusit

Koronavirusi, qytetarët nuk marrin pakot nga Kina

Pensionet në shtëpi, Posta Shqiptare vë 4 numra të rinj në dispozicion

Koronavirusi shtyn Kampionatin Europian 2020

Koronavirusi shtyn Kampionatin Europian 2020
















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}