Pas vaksinimit të shefes së Infektivit Najada Çomo dhe Kryeministrit Edi Rama, ka marrë vaksinën kundër COVID-19 mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero.
Pipero është personi i tretë në Shqipëri që vaksinohet në Shqipëri. Pas tij është vaksinuar mjeku Tritan Kalo.
Sipas procedurës, mjekët qëndruan për rreth 30 minuta, pas marrjes së vaksinës në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku po kryhet procesi. Pas 21 ditësh do të merret doza e dytë dhe ajo finale e vaksinës./Opinion.al