Aktualitet

COVID-19/ Urdhri i Manastirliut, rihapen kinematë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 14/10/20 |
Opi Nion

Janë hapur pas 7 muajsh kinematë sipas protokolleve për COVID-19. Urdhri i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Ky urdhër përjashton kinematë nga aktivitetet që kufizohen për shkak të pandemisë COVID-19. Nga ana tjetër, teatrot dhe koncertet vazhdojnë të jenë të pezulluara sipas urdhrit të datës 29 maj 2020.

URDHËROJ:

Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:

  1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.
  2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik  për  parandalimin e përhapjes  së  infeksionit COVID-19.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Pas