Aktualitet

COVID-19/ Tomini: Kemi nivel të lartë risku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 02/12/20 |
Opi Nion

Gjatë konferencës së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, shefja e Epidemiologjisë, në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike në vend. Tomini deklaroi se kemi transmetim komunitar të COVID-19 dhe niveli i riskut vijon të jetë i lartë.

Duhet të themi që kemi një transmetim të gjerë komunitar dhe ndërkohë vazhdon të jetë i lartë niveli i riskut përsa i përket transmetimit të COVID-19 në popullatën e gjerë. Duhet të theksojmë dhe një element të rëndësishëm që po përvijon ky lloj intensiteti edhe për vetë faktin e masave të cilat duken të thjeshta në dukje por që janë shumë të rëndësishme për t’u zbatuar. Por java e fundit ka treguar një ndikim të masave ndërhyrëse që kanë qenë masat shtrënguese të orës policore, të eliminimit të grumbullimeve dhe po përvijohet të vlerësohet sigurisht situata në vijim”, tha Tomini.

Ndërkohë, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të gjitha masat e marra deri më tani kundër pandemisë do të vijojnë pa afat./ Opinion.al

Pas