Bota

COVID-19/ Suedia ashpërson masat, kryeministri: Situata do të përkeqësohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 17/11/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.

Një nga shtet që do të ashpërsojë masat kundër COVID-19 është dhe Suedia. Kryeministri suedez, Stefan Lofven, paralajmëroi se situata e krijuar nga pandemia do të përkeqësohet në ditët në vijim.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, si dhe të shmangin tubimet publike.

 “Situata do të përkeqësohet. Është një sinjal e qartë  për çdo person në vendin tonë se çfarë do të zbatohet në të ardhmen. Mos shkoni në palestër, mos shkoni në bibliotekë, mos darkoni jashtë, mos bëni festa, anulojini!”-tha Lofven.

Ky është hapi i dytë pasi një javë më parë, vendi mbylli të gjitha baret pas orës 22:00 dhe tani ka rekomandime të veçanta për banorët, të tilla si shmangia e transportit publik ose dyqaneve në pothuajse të gjithë vendin./ Opinion.al

Pas