Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Covid-19/ Si u kthye Pekini në një qytet fantazmë

2020/04/06 at 11:14 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Covid-19/ Si u kthye Pekini në një qytet fantazmë

Nga Fatjona Ndreu Halili-


Pekin ,Prill 2020

Data shënon 6 prill 2020 ! Një ditë e bukur me diell !Pothuajse tre muaj nga dita kur përditshmëria jonë ndryshoi krejtësisht . Nga zgjimet e hershme për në punë në zgjimet e vona per tu përqafuar me familjen, me veten e për të shijuar mëngjeset herë me borë e herë me diell ,herë me buzëqeshje e herë të vrenjtura.

Në zgjimet që nisin me lajmet nga Shqiperia si të parën gjë të këtyre ditevë.

Cdo gjë nisi me frikën , të them të drejtën fillimisht jo nga Coronavirusi , por nga largësia nga vendi im. Dhe pse gjithmonë besoj se shtëpia jote nuk është aty ku ti je lindur por aty ku ti jeton ! Megjithatë shpesh me vete bëja pyetjen qesharake : A thua coronavirus ishte i destinuar vetëm për vendet aziatike e unë isha pa fat qe gjendesha këtu !!! Fatkeqësisht jo !

Ka disa gjëra në botë që nuk njohin kufinj shtetërorë , kufinj financiar, etnik ,fetar a arsimor ! Ato thjeshtë janë të lira të ndalen ku të duan si të duan . Krejtësisht si njeriu ! Të ndërtojnë ose të shkatërrojnë!

Në ecejaket e këtyre muajve në dukje si vite të gjata unë kam vendosur të mos e fokusoj energjinë time tek shqetësimi , por tek besimi !

Tek besimi që një ditë…shumë shpejt ….Covid 19 do të jetë një memorie , si ato “files” në kompjutera që i rikthehemi vetëm për ti parë e për tu emocionuar sërish me to. Një pasuri diamantësh si cdo eksperiencë që do të vazhdojë rrugëtimin me mua pas gjithë kesaj .

Këto muaj qyteti i zhurmshëm i Pekinit , dikur plot e përplot me njerëz u bë një qytet fantazëm . Lagjia në të cilën kur u zhvendosa isha shumë e lumtur që do të shijoja parkun e bukur me tim bir u bë një lagje e frikshme ku nuk shihej a dëgjohej askush e asgjë! Neë ditët e para mesazhet e pafundme në telefon : Si jeni ? më kujtonin ( edhe kur doja ta harroja )atë që po ndodhte jashtë !

Me shpirt shqipëtari “ smë gjen gjë mua “ një ditë u drejtova në një nga marketet e lagjes , mund të bëja “ home delivery “ por zgjodha të dal !

U tremba nga metamorfoza para syve ! Dritat e qendres tregtare ishin pothuajse të fikura dhe pse tek tuk shihja njerëz nën maska, kapele , syze që u tregonin sytë e trembur sa herë që dikush iu afrohej !

Lashë qendren dhe u nisa për tek parku te lagjia sërish ! Mbaj mend nga viti i shkuar që fund të shkurtit punojnësit e parkut “i zhveshën “pemët “ evergreen “nga veshja dimërore që të marrin diell e të na kujtojnë ardhjen e pranverës, këtë vit akoma ishin “të veshura “ si unë nën pallton e gjatë dhe pse ishte mars . A thua se dhe ato kishin frikë nga coronavirusi !

Unë u mësova kaq shumë me gjithcka po ndodhte sa pothuajse harrova se si ishte jeta jonë para coronavirus , dhe të vetmet kujtime të jetës së lire me vinin nga Shqiperia ! Derisa si për të më shtuar ankthin e frikën mua coronavirus shpërtheu edhe në Shqipërine time të vogël !

Urova dhe besova fort që të paktën aty cdo gjë të jetë më e lehtë !Gjithmonë kam besuar se Shqipëtarët janë njerëz të mirë , me zemër të madhe dhe se jeta bujare me ne, na ka bekuar me dashuri për njëri tjetrin. Kjo është arma më e fortë ndaj këtij virusi ! njëkohësisht ta mbrojmë njëri tjetrin aq fort sa e duam.

Jam e bindur se kjo sfidë do të na japë forcë për të vazhduar udhëtimin tonë të lirë, për tu bërë  pjesë e botës së zhvilluar pa kushte sic na bëri coronavirus.

Shqipëtarët janë qytetar të denjë te botës së bukur ,të mencur e të vetëdijshëm që me shumë i japim sesa i marrim botës !

Shqipëtarët janë njerëz me ëndrra e shpresa të mëdha ,e aty ku ka shpresë ka jetë !

Ka plot jetë, zëra fëmijësh si këtu para ballkonit tim sot. Para dy muajsh më dukej shumë e largët dita kur do të shihja fëmijët të luajnë të lirë sërish,…..por ja, ora erdhi !

Dhe në Shqipëri kështu do të jetë shumë shpejt ! Jeta do të rinisë vrullshëm ! ashtu sikurse pas këtij reflektimi të gjatë teksa toka “fle “të gjithë do ta duam më shumë njëri tjetrin , punën, familjen ,miqtë dhe do të jemi më mirënjohës për cdo gjë e cdo kënd që kemi në jetën tonë !

Kjo kohë përvuajtërie do ëe lindë dashurinë.

Na duhej një virus për ti dhënë formë sërish ADN ‘së tonë , Adn-së së njeriut ,qënies më të sofistikuar që egziston ,për të na kujtuar se jemi human, të barabartë ,që kur e besojmë dhe e duam fort dicka e marrim !

Për ti ndihmuar të tjerët edhe kur ata nuk mund të na ndihmojnë neve !Për të vlerësuar atë që kemi pa patur zili ata që kanë më shumë.

Për ti besuar instiktit tonë dhe shpresës që një ditë të afërt do të jemi mirë !

Etiketa: fantazemkoronaviruspeikon


Ju sugjerojmë

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve
Bota

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve

10 Korrik, 2026 11:24 am
Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë

10 Korrik, 2026 11:14 am
Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç
Kronikë

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

10 Korrik, 2026 10:54 am
Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
Kronikë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

10 Korrik, 2026 10:14 am
Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
Bota

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

10 Korrik, 2026 10:07 am
Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
Bota

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

10 Korrik, 2026 9:27 am
Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

10 Korrik, 2026 9:12 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

10 Korrik, 2026 8:18 am
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
Kryesore

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

10 Korrik, 2026 8:12 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Korrik, 2026 8:11 am
Para
Koronavirusi/ Shkon në 10 numri i të prekurve në Shqipëri

Koronavirusi/ Çfarë po ndodh brenda spitaleve Covid në Shqipëri

Koronavirusi/“Po humbasim njerëz”, Rama: Kemi hyrë në një javë të vështirë

Testimet, Rama: PD s'mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit

Mesazh shprese nga Italia, lulëzon kurora e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit

Mesazh shprese nga Italia, lulëzon kurora e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit
















TE FUNDIT

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve
10 Korrik, 2026

Parlamenti gjerman (Bundestagu) ka miratuar një ligj të ri që forcon përgjegjësinë ligjore të kompanive që japin me qira skuterë...

Lexo më shumë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
10 Korrik, 2026

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 53 mijë metra katrorë tokë në lidhje me operacionin e një dite më parë...

Lexo më shumë

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç
10 Korrik, 2026

Është publikuar fotoja e Emiljan Sutit, i njohur edhe me emrin Artur Suti, i cili është shpallur në kërkim nga...

Lexo më shumë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
10 Korrik, 2026

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}