Bota

COVID-19/ SHBA po shqyrton vendosjen e kufizimeve në udhëtime



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 28/12/22 |
Opi Nion

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vlerësojnë vendosjen e kufizimeve të reja për udhëtarët që vijnë nga Kina, për shkak të shpërthimit të ri të pandemisë koronavirus atje.

Kjo vjen pas njoftimit të Pekinit për rihapjen e kufijve duke nisur nga janari. Zyrtarët amerikanë thanë për BBC se shqyrtimi për të vendosur kufizime vjen për shkak të mungesës së transparencës nga autoritetet kineze për përhapjen e Covid-19. Më herët, Japonia, Malajzia dhe Tajvani vendosën masa strikte për udhëtarët kinezë, përfshirë detyrimin për paraqitjen e një testi negativ për koronavirus. Pekini ka kërkuar që rregullat të vendosen në baza shkencore, edhe pse zyrtarisht nuk lejon publikimin e shifrave të sakta.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se numri I të infektuarve mund të jetë disa milionë. Frika e shumë vendeve është se mund të përsëritet skenari i dy viteve më parë, kur nga Kina u infektua e gjithë bota për shkak të kufizimeve të vonuara në udhëtime.

Pas