Është rritur ndjeshëm numri i personave të shëruar nga COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaron se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar 137 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 137 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! ?#COVID19”, shkruan Manastirliu në faqen e saj zyrtare në “Facebook”./ Opinion.al