Aktualitet

5 pacientë në intubim, situata e të shtruarve në spitalet Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 27/09/20 |
Opi Nion

Situata në spitalet Covid vijon të mbetet  në shifra thuajse të njëjta ashtu si edhe javët e shkuara.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë që në vendin tonë u regjistruan 106 raste të reja në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë u ka bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID. “Ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale  dhe sigurohuni të mbani maskën në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk arrini të ruani distance”, u shpreh përfaqësuesja e ISHP./Opinion.al

Pas