Aktualitet

Covid-19/ Qindra gjoba për mos mbajtjen e maskës, shoqërohen 22 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 21/10/20 |
Opi Nion

Vijojnë të rriten ndëshkimet me gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e qeverisë për mbajtjen e maskës.

Edhe pse është konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse  sërish numri i gjobave të vendosura mbetet i lartë. 769 qytetarë janë gjobitur në të gjithë vendin nga 522 gjoba  të vendosura ditën e djeshme.

Më tej policia informon se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 22 shtetas, të cilët kanë thyer protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke u grumbulluar në tubime të paligjshme.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, uniformat blu kanë vendosur 169 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Kujtojmë se prej javës së kaluar vendosja e maskës është e detyrueshme edhe në ambientet e jashtme. / Opinion.al

Pas