Politikë

VIDEO/Bardhi: Shqipëria po bën hapa mbrapa drejt të shkuarës së rrezikshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 21/10/20 |
Al Do

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se Shqipëria ka bërë hapa pas nën qeverisjen e Partisë Socialiste.

Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, Bardhi thotë se “për popullin, me popullin” është një slogan i njohur dhe i rrezikshëm që na kthen pas në kohë.

Ai kujton se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, dhe se Kuvendi dhe pushteti vendor kontrollohen nga një parti e vetme.

“Për popullin, me popullin! Slogan i njohur dhe i rrezikshëm që na çon në një kohë të errët propagande dhe izolimi. Kjo është një grackë, në të cilën shqiptarët nuk bien më. Thuaj jo propagandës së kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video!”, shkruan Bardhi./ Opinion.al

Pas