Kryesore

COVID-19 në Shqipëri, 5 viktima dhe 207 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 14/04/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 207 raste të reja me COVID nga 2698 teste të kryera.

Viktimat e 24 orëve të fundit janë shënuar 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç.

Ndërkohë, rastet e reja u regjistruan; 54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Statistika (14 Prill 2021)

Raste të reja ditore 207
Të shëruar në 24 orë 538
Të shtruar në spitale 194
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2698

Testime totale 597,150
Raste pozitive 128,959
Raste të shëruara 99,441
Raste Aktive 27,187
Humbje jete 2,331

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19514
Fier 2295
Durrës 1160
Gjirokastër 1114
Shkodër 931
Korçë 718
Vlorë 533
Dibër 340
Kukës 294
Elbasan 204
Lezhë 44
Berat 40

Pas