Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, 195 raste të reja dhe 4 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 30/11/21 |
Opi Nion

Katër qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve në vendin tonë. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë këtij harku kohor janë shënuar dhe 195 raste të reja nga 1400 testime të kryera.

Viktimat e 24 orëve të fundit janë regjistruar një qytetar nga Korça 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 67 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç, një qytetare nga Fieri 85 vjeçe.

Rastet e reja u identifikuan  109 në Tiranë, 9 në Gjirokastër, 8 në Durrës, nga 6 qytetarë në Fier, Divjakë, Sarandë, Berat, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 3 qytetarë në Vlorë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Kavajë, Himarë, Përmet, nga 1 qytetar në Gramsh, Dimal, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Dropull, Selenicë, Patos, Dibër, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe.

Në të gjithë vendin janë 7065 pacientë aktivë me COVID- 19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 557
Të shtruar në spitale 169
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1400

Testime totale 1,394,136
Raste pozitive 199,945
Raste të shëruara 189,784
Raste Aktive 7,065
Humbje jete 3,096

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3600
Fier 699
Gjirokastër 530
Shkodër 477
Berat 396
Durrës 388
Elbasan 309
Vlorë 221
Korçë 177
Lezhë 152
Dibër 67
Kukës 49

Pas