Bota

COVID-19 në SHBA, Fauci: Një izolim i dytë nuk është opsion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 19/10/20 |
Opi Nion

SHBA po përballet ditët e fundit me rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Por, pavarësisht se në harkun kohor të 24 orëv në SHBA janë regjistruar 55 mijë raste të reja me koronavirus, eksperti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci thotë se izolimi kombëtar do të përdoret si  një opsion i fundit.

Deri më tani, 8.1 milionë amerikanë rezultojnë të prekur nga koronavirusi dhe mbi 219 mijë kanë humbur jetën, sipas Universitetit Johns Hopkins.

“Ne duam që ti përdorim masat kufizuese si një mënyrë për të rihapur ekonominë, por duke qenë të sigurt” -tha Fauci gjatë një interviste, duke pranuar se për momentin, një tjetër izolim dhe mbyllje kombëtare nuk është një opsion për Shtetet e Bashkuara.

Në mbarë vendin, vetëm Missouri dhe Vermonti kanë shënuar një rënie të rasteve të reja ditore dhe përmirësim të situatës. Në Connecticut dhe Florida, numri i të infektuarve javën e shkuar është rritur me 50%. 27 shtete kanë raportuar rritje të shifrave nga 10-50%.

Pas