Rajoni

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 47 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:43 - 21/04/21 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve me COVID-19. Në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën nga COVID 47 persona, teksa janë konfirmuar 627 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera bën me dije se janë zhvilluar 2 865 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid mbi 600 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 765 pacientë të shëruar dhe 47 të tjerë kanë humbur jetën.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë diagnostikuar 147.618 pacientë, prej të cilëve 125.593 janë shëruar, dhe 4.556 kanë humbur jetën./ Opinion.al

Pas