Aktualitet

Meta për vrasjen në Elbasan: Policia dhe Prokuroria, të njëanshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:21 - 21/04/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka komentuar ngjarjen e ndodhur sot në Elbasan, ku u vra me armë zjarri nga Arbër Papleka Pjerin Xhuvanit, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit mbetën edhe 4 të plagosur, mes tyre një efektive policie.

Në një intervistë televizive, Meta thotë se situata në Shqipëri është kritike dhe qytetit i Elbasanit është kthyer në një vend problematik.

Sipas Metës, sitata është shkaktuar dhe se Policia e Prokuroria janë të njëanshme, ndërsa i bëri thirrje Policisë të zbardh plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe personat përgjegjës të përballen me drejtësinë.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit. Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarise është kthyer ne një nga qytetet problematike. Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur. I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve. Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi. Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.”-shprehet Meta./Opinion.al

Pas