Rajoni

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 292 raste të reja dhe 3 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 20/02/21 |
Semiljana Azizi

Kosova, ka regjistruar në 24 orët e fundit 292 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,833 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Në 24 orët e fundit, ky autoritetet shëndetësore kanë regjistruar tri viktima si pasojë e COVID-19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Gjithashtu njoftohet se janë shëruar  556 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6,470.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 65,982 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1,571 pacientë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë./Opinion.al

Pas