Bota

Covid-19 në Itali, 7.224 raste të reja dhe 49 vdekje në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:50 - 20/08/21 |
Opi Nion

Janë regjistruar 7,224 raste të reja me Covid-19 në Itali në 24 orët e fundit nga 220,656 tamponë të kryer.

Bëhet me dije se një ditë më parë ishin shënuar 7,260 infeksioneve për 206,531 teste. Ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore 49 vdekje u regjistruan në një ditë, pak më poshtë nga 55 në 24 orët e mëparshme. Shkalla e pozitivitetit qëndron në 3.27%, pak më poshtë nga 3.5% të enjten. Të shëruarit sot janë 6,211.

Janë 455 pacientë të shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali, ulur me pesë njësi në krahasim me një ditë më parë në bilancin midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore janë 26 (dje ishin 40). Të shtruarit me simptoma në pavionet e zakonshme janë 3,692 (+65).

Në 24 orët e fundit janë administruar 234 mijë doza (124 mijë të para + 111 mijë të dytat). Në javën e fundit, u injektuan mesatarisht 206 mijë doza në ditë (111 mijë të para + 96 mijë të dyta). Me këtë ritëm, objektivi i qeverisë (80% e personave mbi 12 vjeç me një cikël të plotë) do të arrihet në dy muaj e 27 ditë (15 nëntor)./Opinion.al

Pas