Bota

COVID-19 në Itali, 422 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 04/02/21 |
Opi Nion

Italia vijon të shënojë shifra të larta të viktimave nga COVID-19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë italiane, në këtë shtet në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 422 persona.

Po ashtu, në harkun kohor prej 24 orësh janë në këtë shtet janë raportuar 13,659 raste të reja me koronavirus nga 270,142 teste të kryera.

Aktualisht, në Itali numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 90,241.

Ndërkohë, 17,680 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2,076,928 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë./ Opinion.al

Pas