Bota

COVID-19 në Indi, mbi 1 milionë të infektuar në 5 ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 19/04/21 |
Opi Nion

India vijon të regjistrojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja. Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar 273,810 raste të reja me koronavirus. Ky shtet prej 5 ditësh regjistron mbi 200 mijë të infektuar në 24 orë.

Vetëm në 5 ditë, u konfirmuan pozitivë për Covid-19 më shumë se 1 milionë persona. Po ashtu, në 24 orë vendi regjistroi edhe 1,619 viktima, shifra më e lartë në gati 10 muaj.

Pacientët në  New Delhi po përballet me një mungesë të theksuar të shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv. Vetëm 73 shtretër me ventilator ishin në dispozicion në kryeqytetin e Indisë që nga e diela, sipas dokumenteve të qeverisë.

Indianët janë mbledhur masivisht këtë muaj gjatë festivalit njëmujor të vendit Kumbh Mela, ku qindra mijëra njerëz zhyten në lumin Gang.

Pas