Bota

COVID-19 në Indi, 95 735 raste të reja në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 10/09/20 |
Opi Nion

India është nga vendet më të goditura nga pandemia COVID-19. Mësohet se në harkuon kohor të 24 orëve, janë konfirmuar 95 735 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, brenda 24 orëve në Indi kanë humbur jetën nga koronavirusi 1 172. Aktualisht, numri i  viktimave në total është 75 000, ndërkohë numri i të infektuarve në total është 4.4 milionë.

Këto shifra janë të konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë në Indi. Infeksionet po rriten më shpejt në Indi se kudo tjetër në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë i vetmi komb i prekur më keq se India./Opinion.al

Pas